image Vitia u drejtohet qytetarëve me një videomesazh për koronavirusin

Kosovë

Shëndetësi/ Vitia u drejtohet qytetarëve me një videomesazh për koronavirusin

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një videomesazhi i është drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës që të kenë kujdes të shtuar ndaj koronavirusit.

Vitia në videon e emëruar “Pa frikë, por me kujdes të shtuar”, thotë se stafi shëndetësor është i përgatitur ta tejkalojë këtë sfidë, por që i nevojitet edhe përkrahja e qytetarëve, transmeton Gazeta Sinjali.

https://www.facebook.com/597689407055317/videos/670537750369137/?v=670537750369137

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka ndarë mbi 10 milionë euro për nevojat e zbatimit të Planit të Veprimit për zbatimin e Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Covid-19, të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në Kosovë deri më tani nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus, teksa në Shqipëri është shënuar viktima e parë dhe raportohet se janë të infektuar rreth 16 persona.

Gjatë ditës së sotme, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur koronavirusin pandemi. /Gazeta Sinjali/