image Vitia tregon se sa vaksina antiCOVID ka momentalisht Kosova

Shëndetësi

Vitia tregon se sa vaksina antiCOVID ka momentalisht Kosova

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, dolën në një konferencë për media, pas mbëledhjes së Këshillit tShtetëror të Sigurisë, raporton Gazeta Sinjali.

I pyetur nga gazetarët për numrin e vaksinave që ka aktualisht Kosova, Vitia bëri të ditur se më shumë kanë mbetur vaksina të kompanisë AstraZeneca,

Aktualisht në stoqet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë 38 mijë e 610 vaksina Pfizer dhe 15 mijë që janë nëpër komunat përkatëse, kurset ë kompanisë AstraZeneca në IKShPK janë 132 mijë e 438 vaksina dhe mbi 5 mijë vaksina nëpër komuna”, tha ai.

Numri një i Shëndetësisë në vend bëri të ditur se gjatë kësaj jave pritet të arrijnë edhe rreth 55 mijë doza të reja të vaksinës Pfizer./Gazeta Sinjali/