image Vitia tregon dy barnat që po kanë sukses në trajtimin e të infektuarve me koronavirus

Kosovë

Deklaratë/ Vitia tregon dy barnat që po kanë sukses në trajtimin e të infektuarve me koronavirus

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur që deri më tani të infektuar me koronavirus në Kosovë janë vetëm 20 persona.

Këtë ai e ka thënë para pak minutave në një konferencë për media, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ju informoj se deri më tani përmes Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, deri sot janë testuar 320 mostra të dyshuara për Covid 19 dhe 20 prej tyre kanë rezultuar pozitive, siç jeni njoftuar më herë”, ka thënë fillimisht ai.

Vitia më tej ka thënë që dje janë paraqitur edhe disa raste të dyshimta me koronavirus, por që të gjitha kanë rezultuar negative.

Ministri i Shëndetësisë tutje tregoi se dy lloje të barnave po kanë sukses në trajtimin e të infektuarve me koronavirus.

“Dje dhe sot kemi marrë informatat e para se Remdesivir dhe Piravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve. Sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese dhe ambasadat dhe po shpresojmë që një kontingjent të këtyre barnave ta pranojmë sa më shpejt”, tha ministri.

Në Kosovë deri më tani 20 persona janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus./Gazeta Sinjali/