image Vitia thotë se në Kosovë janë vetëm tre mikrobiologë që bëjnë testet për COVID-19

Kosovë

Shëndetësi/ Vitia thotë se në Kosovë janë vetëm tre mikrobiologë që bëjnë testet për COVID-19

news image

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, ka thënë se Kosova ka vetëm tre mikrobiologë të trajnuar për të bërë testet për Covid-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Andaj, sipas Vitisë, deri në 700 teste është kapaciteti maksimal që mund të bëhet brenda ditës.

“600-700 teste është kapaciteti maksimal që mund të bëhen testimet. Ndërkohë kanë filluar të marrin edhe ekipe shtesë, sepse janë vetëm tre mikrobiologë që janë të trajnuar për të bërë këto teste në kohë reale. Në kushte normale për të kryer këto trajnime janë 6-12 muaj. Fatkeqësisht duhet ta pranojmë se resurset humane janë këto që janë, dhe shpresoj se kjo do të jetë thirrje alarmi që të zhvillojmë resurset humane në këto sektorë. Testimi për një person kushton diku rreth 25 euro, bashkë me materialin”, ka thënë Vitia.

Sidoqoftë, ministri në detyrë i Shëndetësisë garanton se asnjë rasti i dyshuar nuk ka mbetur pa u testuar.

“Numri i vogël edhe epidemiologëve dhe infektologëve dhe në tri vitet e fundit s’ka pasur asnjë specializim, që në këtë rast janë shtylla kryesore nuk kanë qenë shumë joshëse dhe nuk ka pasur iniciativë për t’u marrë me të. Por, kjo do të na vetëdijësojë. Të gjitha këto teste bëhet nga një grup i ekspertëve në IKSHPK dhe kjo bëhet në bazë të të infektuarve dhe deri më tani s’ka mbetur asnjë pa u testuar”, ka thënë Vitia./Gazeta Sinjali/