Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vlerësuar se pavarësisht rënies së numrit të rasteve, situata me COVID-19 në vend është e rëndë, raporton Gazeta Sinjali.
Pas mbledhjes së qeverisë, Vitia doli në një konferencë për media, ku tha se në bazë të analizave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, do të jetë e nevojshme edhe doza e tretë e vaksinës.
I pari i Shëndetësisë tha se kanë filluar negocimin për blerjen e 1 milion vaksinave të tjera antiCOVID./Gazeta Sinjali/