image Vitia: Për 50 ditë kemi bërë më shumë sesa për 5 muaj që ka bërë Qeveria Hoti për sigurimin e vaksinave - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Vitia: Për 50 ditë kemi bërë më shumë sesa për 5 muaj që ka bërë Qeveria Hoti për sigurimin e vaksinave

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka përsëritur se Kosova është vonuar që të nisë negocimin për sigurimin e vaksinave antiCOVID, duke iu referuar qeverisë paraprake.

“Komisioni për Negocim për Vaksina është themeluar me 7 dhjetor 2020, në kohën kur Shqipëria dhe Serbia veç kanë filluar t’i marrin vaksinat. Komiteti për Vaksinim është themeluar më 25 dhjetor 2020, natyrisht se jemi vonuar”.

“Ju garantoj se këto vonesa disamujore kanë shtuar dinamikën dhe për 50 e sa ditë të Qeverisë Kurti është bërë më shumë se për pesë muaj të qeverisë paraprake”, tha ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën u prezantua plani i Qeverisë Kurti 2.

Vitia tha se sigurimi i vaksinave kundër koronavirusit është hap i domosdoshëm dhe urgjent.

“Procesi do të mbulojë 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit 2021. Janë duke u garantuar udhërrëfyesit dhe protokollet për COVID-19”, tha ai. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin