image Vitia pasi dy komuna u karantinuan me urdhër të Beogradit: Jemi në koordinim me Mitrovicën e Zveçanin

Vitia pasi dy komuna u karantinuan me urdhër të Beogradit: Jemi në koordinim me Mitrovicën e Zveçanin

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se janë në dijeni për deklaratat e shumta të karakterit politik, por janë në koordinim me Mitrovicën, Zveçanin dhe komunat fqinjë që të mbërrijnë fitore dhe të shpëtojnë jetë.

“Do të bëjmë çmos të izolojmë përhapjen e koronavirusit edhe më tëj. Sa i takon vendosjes në karantinë, janë marrë masat…Parandalimi i përhapjes se koronavirusit është i përcaktuar ndërkombëtarisht”, u shpreh Vitia.

“Jemi në koordinim zyrtar me Mitrovicën e Zvecanin dhe me komunat fqinjë, do të koordinohemi edhe me qytetarët që të mbërrijmë fitore dhe të shpëtojmë jetë”, tha Vitia në një konferencë për media, transmeton Gazeta Sinjali.

Më tej tha se janë “në dijeni për deklarat e shumta të karakterit edhe politik, por po kuptoj që të jemi solidoar dhe të kemi mirëkuptim me njëri-tjetrin”, tha ai.

Më tej apeloi te qytetarët që të shmangin vizitat familjare dhe të ruajnë shëndëtin.

Ndërsa, Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj tha se  “nga aspekti i sigurisë Kosova është shumë e qetë dhe e sigurtë”.

Ndryshe, Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë se me vendim të Serbisë, dy komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen me urdhër nga Beogradi, raporton Gazeta Sinjali. /Gazeta Sinjali/