Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk është paraqitur sot për të raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur kryesuesja e komisionit Hykmete Bajrami, në fillim të mbledhjes.
Bajrami tha se ministri i Shëndetësisë është arsyetuar se e ka agjendën e ngarkuar dhe se ka kërkuar që të raportojë një ditë tjetër.
“MSh është lajmëruar dhe ka kërkuar që për shkak të agjendës së ministrit të shëndetësisë kanë kërkuar që kjo pikë të shtyhet për një ditë tjetër”, ka deklaruar ajo.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet zbatimi rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”./Gazeta Sinjali/