image Britania demanton serbët për furnizimin e Kosovës me armë

Rajon

Britania demanton serbët për furnizimin e Kosovës me armë

news image

Ambasada britanike në Beograd ka reaguar pas raportimeve  të mediumeve serbe se kanë eksportuar armë nga Britania në Kosovë, duke i quajtur lajmet e tilla trillime të plota.

Ambasada e Britanisë ka thënë se nuk ka asnjë të vërtetë në këto pretendime dhe u ka bërë thirrje mediumeve në Serbi që të konfirmojnë burimet e mos të përhapin dezinformata.

“Në disa media të Beogradit u shfaqën pretendime tërësisht të sajuara për eksportin e armëve nga Britania e Madhe në Kosovë. Nuk ka asnjë grimë të vërtetë në këto pretendime”, thuhet në deklaratë, transmeton N1.

Gjithashtu ambasada “me dashamirësi” ka ftuar të gjitha mediat që të verifikojnë informacionet që i publikojnë në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

Ndryshe në mediume serbe është raportuar se Britania e Madhe e ka furnizuar Kosovën me raketa “Javelin”. Ndaj kësaj kishte reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që tha: “Askush nuk ka të drejtë ta armatosë Kosovën, por nuk e kanë dert”.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mos merren për bazë deklaratat që vijnë nga Beogradi. 

/GazetaSinjali/