Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se pas analizave të bëra është konstatuar se në Kosovë nuk është arritur ende imuniteti kolektiv, transmeton Gazeta Sinjali.
Vitia përmes një konference për media ka bërë të ditur se valët e reja të COVID-19 janë të pashmangshme.
“Vaksinimi nuk ka alternativë. Valë të reja mund edhe do të pasojnë pas kësaj pa vaksinim. Valët e reja janë të pashmangshme. Vetëm dhe vetëm vaksinimi i parandalon këto valë”
“Pavarësisht numri të shtuar të vaksinimi analiza sero epidemiologjike e kryer nga Instituti kombëtar i shëndetit publik pak muaj më herët në mbështetje edhe nga OBSH ka treguar se imuniteti kolektiv nuk është arritur akoma dhe natyrisht kjo e bënë situatën epidemiologjike te ne akoma më të brishtë.”
“Me një intensitet të vaksinimit si javëve të fundit ne, mund të arrijmë parandalimin e valëve të reja. Prandaj në këtë situatë nuk guxojmë t’i lejmë rastit asgjë përveçse të vaksinohemi sa më shpejtë”, ka thënë ai.