image Vitia në konferencë: Më ka prekur shumë thellë vdekja e të riut nga Gjilani

Kosovë

Deklaratë/ Vitia në konferencë: Më ka prekur shumë thellë vdekja e të riut nga Gjilani

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes konferencës tha se vdekja e 26- vjeçarit dje në Qendrën Studentore e ka prekur thëllë atë personalisht.

“E nderuara familje, ne bashkëndjejmë me ju, hidhërimi e pikëllimi juaj është me ne. Të bëhemi të fortë në këto çaste e të ofrojmë ndihmë për ata që kanë nevojë. Na duhet forca që ta mundim pandeminë. Edhe njëherë ngushëllime”, tha Vitia.

Ai gjithashtu tha se lidhur me rastin, pasi që ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur, Ministria e Shëndetësis nuk duhet të paragjykojë.

“Ne si institucion nuk mund të paragjykojmë për rastin, por do të ushtrohen të gjitha rrethanat”, tha Vitia./ Gazeta Sinjali/