image Vitia mbrëmë humbi një qytetar nga koronavirusi, sot u konfirmuan edhe 4 raste pozitive

Shëndetësi

Vitia mbrëmë humbi një qytetar nga koronavirusi, sot u konfirmuan edhe 4 raste pozitive

news image

Mbrëmë një qytetar nga fshati Vërban i Vitisë, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Ndërsa, sot janë konfirmuar edhe katër persona të tjerë me COVID-19.

Dy nga rastet pozitive janë nga Tërpeza, një nga Shushta dhe një nga Pozherani.

Numri i të infektuarve deri më sot në Viti është 325.

“Lajmi i mirë është se sot kemi tre persona të shëruar nga COVID-19, një nga Lubishta, një nga Pozherani dhe një nga Fshati i Ri”, njofton drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli.

Numri i të shëruarve deri më sot në Viti është 218, thekson më tej drejtoresha.

Tutje, Kadolli u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali/