image Tre të lënduar në aksidentin në Vranidoll, Policia jep detaje

Siguri

Tre të lënduar në aksidentin në Vranidoll, Policia jep detaje

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në Vranidoll, në magjistralen Podujevë-Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

“Deri më tani  bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

/GazetaSinjali/