image Vitia: Si Arben Vitia jam duke e menduar dorëheqjen

Kosovë

Deklaratë/ Vitia: Si Arben Vitia jam duke e menduar dorëheqjen

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se e ka menduar dorëheqjen pas rastit të mbrëmshëm ku një 26-vjeçar humbi jetën pasi u hodh nga kati i pestë në Qendrën e Studentëve.

“Si Arben Vitia qysh mbrëmë kur kam dëgju për rastin kam mendu për dorëheqje dhe në momentin që po flas tani, si Arben Vitia jam duke e menduar një gjë të tillë. Mirëpo po flas tani si ministër i Shëndetësisë i cili ka një përgjegjësi shumëdimensionale. Një nga përgjegjësitë e mija kryesore si ministër i Shëndetësisë është zbardhja e plotë e të gjitha rrethanava të këtij rasti”, deklaroi Vitia në konferencë për media.

Pas rastit tragjik, partitë politike por edhe presidenti kanë kërkuar përgjegjësi, derisa Partia Socialdemokrate kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të ministrit në detyrë, Arben Vitia. /Gazeta Sinjali/