image Viti i fundit i Cavanit tek PSG, do të transferohet tek një ekip jo-evropian

Futboll

Futboll/ Viti i fundit i Cavanit tek PSG, do të transferohet tek një ekip jo-evropian

news image

Edinson Cavani është ndër sulmuesit më të mirë në dekadën e fundit. Epoka e tij tek PSG duket se ka përfunduar.

33 vjeçari do të qëndroj tek PSG deri në fund të këtij sezoni e pastaj do të kërkoj një klub të ri, transmeton Gazeta Sinjali.

Cavani është lidhur me një kalim tek gjiganti argjentinas, Boca Juniors. Drejtori i klubi nga Argjentina, Jorge Bermudez në një prononcim për ‘Radio Cooperativa’ ka thënë se Cavani së shpejti do të jetë zyrtarisht pjesë e Bocas.

Pjesë e këtij operacioni është edhe legjenda argjentinase, Riquelme e Forlan.

‘Duke e ditur afërsinë mes Riquelmes dhe Forlan dhe duke ditur kategorinë e Cavanit, shpresojmë që kjo të përmbyllet shpejtë’, u shprehë Bermudez./Gazeta Sinjali/