image Viti: 17-vjeçari aksidentohet me veturën zyrtare dhe kanos me thikë policët

Siguri

Viti: 17-vjeçari aksidentohet me veturën zyrtare dhe kanos me thikë policët

news image

Një 17-vjeçar (emër i njohur për redaksinë) ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, dje rreth orës 18:00, për shkak se i njëjti nuk i është bindur urdhrave të policisë, duke shkaktuar kështu aksident dhe më pas duke i kanosur me thikë zyrtarët policorë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë bërë të ditur se i dyshuari po voziste pa patentë shofer një veturë të njohur për policinë, pasi që të njëjtën e vozit edhe M.I., (emër i njohur për redaksinë), i cili është në kërkim me urdhëresë për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

17-vjeçari nuk është ndaluar edhe pas urdhrit të policisë duke vazhduar rrugën nga kisha serbe për në fshatin Drobesh të Vitisë, në qendër të të cilët mësohet se është hasur nga policia.

Burime të njëjta i kanë thënë gazetës se i dyshuari duke tentuar t’i ikë sërish policisë ka goditur veturën zyrtare të policisë, pastaj ka dalë nga vetura dhe duke kapërcyer murin e një shtëpie të pabanuar ka arritur të futet në oborr dhe më pas me thikë ka kanosur tre zyrtarë policorë.

Për shkak të lëndimeve që kanë marrë gjatë aksidentit, tre policët dhe i dyshuari janë dërguar për trajtim në QKMF në Viti dhe ky i fundit është transferuar pastaj në spitalin e Vitisë.

Mësohet se 17-vjeçari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 24 orë./Gazeta Sinjali/