image Vitamina që bën mrekulli në fytyrën tuaj

Bukuri dhe kujdes

Vitamina që bën mrekulli në fytyrën tuaj

news image

Vitamina që ju nevojitet për fytyrën tuaj është një dhe e vetme që “premton” për të transformuar fytyrën tuaj, transmeton Gazeta Sinjali.

Vitamina për të cilën ka nevojë fytyra juaj është vitamina C, e cila premton të ndryshojë strukturën, pamjen dhe shëndetin e lëkurës tuaj.

Vitamina C është e pasur me antioksidantë, ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson ngjyrën. Në të njëjtën kohë, zvogëlon ndjeshëm shenjat e puçrrave.

Vitamina C është jashtëzakonisht antioksiduese dhe mbron lëkurën tuaj nga “papastërtitë” e mjedisit, ndërsa vonon shfaqjen e rrudhave.

Kjo vitaminë depërton thellë në lëkurë dhe vepron për të neutralizuar radikalet e lira që janë toksike për qelizat e lëkurës. Në të njëjtën kohë, ajo promovon sintezën e re të kolagjenit. Dhe rezultatet janë të dukshme! 

Lëkura ka një strukturë të përmirësuar, është e butë dhe rrudhat zhduken dita ditës. Në të njëjtën kohë, sipas Dr. Saira, Vitamina C është një anti-inflamator i fuqishëm dhe mund të ndihmojë ata që kanë puçrra./Gazeta Sinjali/