image Visar Morina tërhiqet nga gara për gjyqtar të Kushtetueses

Drejtësi

Visar Morina tërhiqet nga gara për gjyqtar të Kushtetueses

news image

Visar Morina është tërhequr nga procesi ku kishte aplikuar për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta Sinjali.

Tërheqjen e Morinës e ka konfirmuar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka treguar se Morina ka dërguar një letër nëpërmjet së cilës ka konfirmuar tërheqjen nga gara.

Morina në mesin e 11 kandidatëve kishte marrë vlerësimin si një nga katër më të mirët.

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar votimin për përzgjedhjen e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese./Gazeta Sinjali/