image “Virusi është edhe ditën, jo veç natën”, drejtori i IKSHPK-së i këshillon qytetarët që të mos merren me epidemiologji

Shëndetësi

“Virusi është edhe ditën, jo veç natën”, drejtori i IKSHPK-së i këshillon qytetarët që të mos merren me epidemiologji

news image

Masat e Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes pas orës 21:00 të mbrëmjes në 8 komuna të Kosovës, si masë preventive për të parandaluar dhe kontrolluar përhapjen e koronavirusit, i ka acaruar qytetarët e këtyre komunave.

Disa qytetarë kanë ironizuar me këtë vendim, duke thënë se “virusi është edhe ditën, jo vetëm natën”.

Ndërsa, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka këshilluar qytetarët të mos merren me epidemiologjinë, pasi që ka mjaft epidemiologë.

Ata mund të thonë atë që dinë, por mendimi i tyre nuk përkon me epidemiologjinë, andaj nuk duhet përzier në punën e tyre”, tha Ramadani në Televizionin Publik.

Sipas tij, çdo masë që është rekomanduar nga ky institut është matur shkencërisht, teksa shton se para orës 21:00 qytetarët mund t’i kryejnë obligimet e tyre dhe se pas asaj kohe virusi mund të ndikojë më tepër.

Pas orës 21:00 virusi mund të ndikojë më tepër, sidomos në vende më të frekuentuara”, shton drejtori i IKSHPK-së.

Ramadani bën me dije që edhe profesionistët e kanë të kufizuar lëvizjen dhe këtë gjë e kanë menduar mirë./Gazeta Sinjali/