image Viola von Cramon: BE-ja duhet të fillojë t’ia tregojë dhëmbët Rusisë pas provokimeve ushtarake

Politikë

Viola von Cramon: BE-ja duhet të fillojë t’ia tregojë dhëmbët Rusisë pas provokimeve ushtarake

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se BE-ja duhet të fillojë t’ia tregojë dhëmbët Rusisë pas provokimeve të saj me forca ushtarake në kufirin me Ukrainën.

“Rusia duke e provokuar Ukrainën me 100 mijë trupa. BE-ja dhe aleatët duhet të fillojnë t’ia tregojnë dhëmbët dhe të vënë sanksione strikte. Ta praktikojmë atë që e predikojmë dhe t’i dëshmojmë Rusisë se në botën e ligjit ndërkombëtar, fuqia nuk e bën të drejtën. Qëndrojmë për Ukrainën”, ka shkruar Von Cramon në një postim në Twitter.

Autoritetet ukrainase thanë se Rusia ka lënë disa njësi ushtarake afër kufirit me Ukrainën edhe pas ushtrimeve dhe se numri i përgjithshëm i trupave ruse në zonë është 90.000.

Forcat e armatosura ruse zhvilluan një varg ushtrimesh gjatë pjesës së dytë të vitit, përfshirë trupat që lëshohen nga ajri, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës./GazetaSinjali/