image Vin Diesel i emocionon të gjithë me dedikimin për aktorin e ndjerë, Paul Walker

Bota e Yjeve

Vin Diesel i emocionon të gjithë me dedikimin për aktorin e ndjerë, Paul Walker

news image

Aktori i famshëm i “Fast and Furious”, Paul Walker, u nda nga jeta gjashtë vite më parë, si pasojë e një aksidenti të trafikut, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse kanë kaluar 6 vite që kur ka ndërruar jetë, humbja e tij ka lënë shenjë të përhershme në jetët e fansave, miqve dhe familjarëve të tij.

Së fundmi ishte Vin Diesel, ai i cili vendosi të shkruante për të me një imazh që ndau në rrjete sociale, e që i emocionoi të gjithë.

Ai shkroi një mbishkrim mjaft të ndjerë krahas fotos, ku zbuloi se këtë foto ia kishte dërguar vajza e Paul, Meadow.

“Vëllazëria e përjetshme është një bekim përtej fjalëve. Shpresoj të të bëj krenar … Gjithmonë”, shkroi Vin krahas fotos.

View this post on Instagram

A post shared by Vin Diesel (@vindiesel)

Vin Diesel, i ka qëndruar gjithmonë pranë familjes së Walker që prej largimit të tij dhe duket se ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me vajzën e të ndjerit, Meadow.

Para disa kohësh, Meadow festoi 21-vjetorin e lindjes, ndaj Diesel gjeti rastin t’i tregojë edhe njëherë se sa krenar ndihet për të.
Aktori publikoi një foto në profilin e tij në Instagram dhe krahas saj shkroi fjalët e bukura për 21-vjeçaren:

“Do të të thoja se jam krenar për njeriun që po bëhesh, por e vërteta është se unë gjithmonë kam qenë krenar për ty. Gëzuar ditëlindjen Meadow! E di që është 21-vjetori yt dhe doje ta festoje në Japoni, por familja ka një tortë që pret për ty kur të kthehesh në shtëpi, kështu që nxito. Të dua vogëlushe. Xhaxhi Vini”– janë fjalët e tij në postim. /Gazeta Sinjali/