image Vdes aktori i njohur shqiptar

Bota e Yjeve

Vdes aktori i njohur shqiptar

news image

Në moshën 57-vjeçare është shuar nga jeta, aktori i njohur Enea Zhegu, i cili u bë i famshëm me personazhin e tij “Tomka”, në filmin “Tomka dhe shokët e tij”.

Zhegu ka luajtur edhe filma si “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, etj.

Ishte viti 1978, kur regjisori Dhimitër Anagnosti e zgjodhi Enea Zhegun për filmin “Lulëkuqet mbi mur”. Një vit më pas, Viktor Gjika do ta merrte për filmin “Njeriu me top” e në këtë kohë do të zgjidhej dhe për rolin kryesor të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, pra për rolin e Tomkës që do ta bënte të famshëm, ndërsa ai ishte ende nxënës në klasën e shtatë, shkruan klannews.

Enea Zhegu u përzgjodh nga regjisorja e njohur Xhanfize Keko në rolin e Tomkës, që ishte edhe komandanti i fëmijëve të lagjes së gurtë në atë film.

Por vitet e lavdisë për aktorin ikën me fëmijërinë, pasi ai nuk pati më role në film. Enea Zhegu u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

/GazetaSinjali/