image Kërceu i zhveshur në klub, aktori i njohur dëbohet nga rojet e sigurisë

Bota e Yjeve

Kërceu i zhveshur në klub, aktori i njohur dëbohet nga rojet e sigurisë

news image

Simon Gregson iu desh të largohej nga një klub pasi hoqi këmishën e tij dhe kërceu i zveshur mbi tavolina.

The Sun raporton se aktori i njohur po argëtohej në festën e lamtumirës së Alexandra Mardell në Mançester, kur dyshohet se e dëbuan nga klubi.

Aktori i “Coronation Street” ishte një nga shumë anëtarët e kastit që iu bashkua festës së 28-vjeçares.

Por derisa festonin për Alexandra-n ishte Simon ai që përfundoi në qendër të vëmendjes duke kërcyer sipër tavolinave të të pranishmëve.

“Ai ishte jeta dhe shpirti i festës, por e çoi pak më larg dhe në fund mërziti stafin e barit”, tha një dëshmitar për The Sun.

/GazetaSinjali/