image Vdes aktori i serialit të njohur, “Friends”

Bota e Yjeve

Vdes aktori i serialit të njohur, “Friends”

news image

Aktori Mike Hagerty, i cili u bë i njohur përmes roleve në “Friends” dhe “Somebody Somewhere”, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga mikja e tij, Bridget Everett, në një postim në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë, familja e Michael G. Hagerty njoftoi vdekjen e tij ditën e djeshme në Los Angeles. Mike, ka lënë pas bashkëshorten e tij Mary Kathryn, motrën Mary Ann Hagerty dhe vajzën Meg. Ai do t’i mungojë të gjithëve”, ka thanë ajo.

Ndërkohë, shkaku i vdekjes së aktorit nuk është zbuluar ende.

/GazetaSinjali/