Përballja direkte për skuadrën e dytë që kualifikohet nga grupi F ka përfunduar, raporton Sinjali Sport.
Villarreali është kualifikuar, pasi e mposhti në udhëtim Atalantan me rezultat 2-3.
Nëndetësia e verdhë në duelin vendimtar të grupit arriti këtë fitore fal paraqitjes fantastike të sulmuesit Arnaut Danjuma, i cili realizoi dy gola, kurse Etienne Capoue e shënoi një tjetër, duke pasur një epërsi prej 0-3.
Vendasit nga Bergamo tentuan të rikthenin rezultatin në favor, ku shënuan dy gola me Malinovskyn dhe Zapatan, por nuk gjetën edhe golin e barazimit, duke përfunduar me këto shifra ky super ballafaqim.
Me këtë fitore Villarreali vazhdon tutje në Champions League për fazën tjetër me 10-të pikë nga pozita e dytë, kurse Atalanta me gjashtë pikë vazhdon drejt Europa Leagues.
Ky takim është paraparë të zhvillohej dje (e mërkure), por për shkak të motit të papërshtatshëm, u shtye për sot.