image Çerekfinalet e Champions nisin sonte, vëmendja në sfidën City - Bayern

Futboll

Çerekfinalet e Champions nisin sonte, vëmendja në sfidën City – Bayern

news image

Cikli i çerekfinaleve të edicionit 2022-23 në Ligën e Kampionëve nis sonte.

Dy ndeshjet e para në program janë ajo mes Benficas dhe Interit si dhe ajo mes Manchester Cityt dhe Bayernit.

E gjithë vëmendja është padyshim tek kampioni anglez dhe ai gjerman, e cila pritet të jetë një duel ‘titanësh’.

Manchester City në raundin e 16-të eliminoi skuadrën e Leipzig, kurse Bayern eliminoi kampionin e Francës, PSG-në.

Të dyja duelet nisin nga ora 21:00.

/GazetaSinaliSport/