image Rikthehen xhirot e dyta në Champions - vëmendja kryesore në Itali, spikat sfida Napoli - Real Madrid

Futboll

Rikthehen xhirot e dyta në Champions – vëmendja kryesore në Itali, spikat sfida Napoli – Real Madrid

news image

Sonte rikthehet raundi i dytë i fazës grupore të Ligës së Kampionëve të edicionit 2023-24.

Kryendeshja e kësaj nate është padyshim ajo mes Napolit dhe Real Madridit.

Dy skuadrat i prijnë tabelës së grupit C, duke i fituar ndeshjet e para ndaj Bragës dhe Union Berlinit respektivisht.

Ndërkohë dy skuadrat angleze, Arsenal dhe Manchester United do të kenë punë me skuadrat nga Franca e Turqia.

Londinezët do të jenë mysafir të skuadrës franceze Lens, ndërsa Manchester United do të mirëpresë në Old Trafford skuadrën e Galatasarayt.

Bayerni do të ketë punë si mysafir ndaj Kopenagës, kurse skuadra italiane Inter do të mirëpresë në Meazza, Benficën.

Më poshtë të gjitha ndeshjet që janë sot në program.

/GazetaSinjaliSport/