image Villarreali eliminon Bayernin nga Liga e Kampionëve (VIDEO)

Futboll

Villarreali eliminon Bayernin nga Liga e Kampionëve (VIDEO)

news image

Villareali e ka shokuar edhe Bayernin, duke e eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.

“Nëndetësja e Verdhë” ka arritur që në fund të barazojë rezultatin në 1-1, duke bërë që spanjollët të kalojnë tutje pasi ndeshjen e parë e fituan me rezultat 1-0.

Golin e parë e zhvilloi Robert Lewandowski në minutën e 52-të, për ta barazuar rezultatin Samuel Chukwueze në minutën e 88-të, që ishte goli i ‘nokautit’ ndaj bavarezëve.

Pas Juventusi, spanjollët tani arrijnë të eliminojnë edhe Bayernin për të arritur gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2005-06.

Villareal në gjysmëfinale do ta pret fituesin e duelit mes Liverpoolit dhe Benficas.

/GazetaSinjaliSport/