Villareali e ka shokuar edhe Bayernin, duke e eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.
“Nëndetësja e Verdhë” ka arritur që në fund të barazojë rezultatin në 1-1, duke bërë që spanjollët të kalojnë tutje pasi ndeshjen e parë e fituan me rezultat 1-0.
Golin e parë e zhvilloi Robert Lewandowski në minutën e 52-të, për ta barazuar rezultatin Samuel Chukwueze në minutën e 88-të, që ishte goli i ‘nokautit’ ndaj bavarezëve.
VILLARREAL WHAT A COUNTER!!!! CHUKWUEZE GOAL AGAINST BAYERN pic.twitter.com/00z2OqwdHj
— mx (@MessiMX30ii) April 12, 2022
Pas Juventusi, spanjollët tani arrijnë të eliminojnë edhe Bayernin për të arritur gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2005-06.
Villareal në gjysmëfinale do ta pret fituesin e duelit mes Liverpoolit dhe Benficas.