Një person ka vdekur sonte si pasojë e një aksidenti që ndodhi mes katër veturave sonte rreth orës orës 20:40 në fshatin Arllat në rrugën rajonale për Malishevë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë thënë se viktima ndodhet ende në veturë.
Këto burime kanë bërë të ditur se në vendngjarje po pritet që të vjen edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili do e marrë trupin e pajetë për obduksion.
Gazeta Sinjali merr vesh se viktima ndodhet në një veturë “Audi” me targa 01, e cila është në pronësi të një personi me iniciale M.Z. nga fshati Nekoc i Drenasit./Gazeta Sinjali/