image Vijojnë punimet për Aeroportin e Kukësit

Shqipëri

Vijojnë punimet për Aeroportin e Kukësit

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mëngjesin e së enjtes ka publikuar pamje nga punimet që po bëhen në Aeroportin e Kukësit.

Rama derisa ka thënë se po merr formë terminali i ri për pasagjerët e që po bëhet dhe zgjatja e zgjerimit të pistës, ka theksuar se Aeroporti i Kukësit po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Ai thotë se projekti i këtij aeroporti do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e që do ta përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158254115001523