image Vieri nuk bindet me planet e Interit për ardhjet e mundshme të Lukakut e Dybalas

Futboll

Vieri nuk bindet me planet e Interit për ardhjet e mundshme të Lukakut e Dybalas

news image

Christian Vieri nuk ishte veçanërisht i bindur nga planet e Interit për të nënshkruar me Paulo Dybala dhe Romelu Lukaku këtë verë.

Nerazzurrët janë të ‘dëshpëruar’ për të forcuar sulmin e tyre këtë verë në mënyrë që t’i ofrojnë Simone Inzaghit një skuadër më konkurruese dhe ata po ëndërrojnë për dy nënshkrime të mira. I pari është rikthimi i Lukakut, por kjo po rezulton e vështirë për momentin. Tjetri është Dybala, i cili pritet të bashkohet me një transferim të lirë në fund të këtij muaji.

Duke folur në Viareggio në Bobo Summer Cup, Vieri foli për idenë e mundshme për të parë Lukakun së bashku me Dybala dhe Lautaro në krye të Interit sezonin e ardhshëm.

“Nuk e di, për mendimin tim jo. Lautaro dhe Lukaku po”, u shpreh ai.

Interi shpreson të mos shesë një nga yjet e tyre më të mirë këtë verë, duke dashur të mbajë pranë Lautaro dhe mbrojtësin e talentuar italian Alessandro Bastoni, i cili është lidhur shumë me një lëvizje te Tottenham në javët e fundit.

Është e vështirë të imagjinohet që Interi të marrë Dybalan dhe Lukakun pa bërë disa sakrifica në fusha të tjera.

/GazetaSinjaliSport/