image Vidhet shtëpia e Vaçe Zelës në Tiranë

Shqipëri

Vidhet shtëpia e Vaçe Zelës në Tiranë

news image

Shtëpia e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Vaçe Zela është vjedhur. Persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur shtëpinë e këngëtares në Tiranë, e cila është ndarë nga jeta në shkurt të vitit 2014.

Autorët kanë marrë një medalje të Vaçe Zelës,  një laptop, dhe orën e bashkëshortit, raporton abcnews.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa banesa ndodhet tek “Pazari i Ri” në kryeqytet. Vjedhja u konstatua nga motra e këngëtares e cila kujdeset për banesën.

Ndërsa, familjarët dyshojnë se dera është hapur me kartë. Hysni Zela thotë se janë marrë gjithashtu bizhuteri dhe sende me vlerë.

Këngëtarja e madhe shqiptare u nda nga jeta në vitin 2014 në Bazel të Zvicrës.

/GazetaSinjali/