image Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia ndalon 30-vjeçarin

Shqipëri

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia ndalon 30-vjeçarin

news image

Një person rreth 30 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër në zonën e Ali Demit në Tiranë, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes, shkruan A2CNN. 

Menjëherë pas të shtënave, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/