image Protesta në Tiranë hyn në ditën e 39-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Shqipëri

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 39-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

news image

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka hyrë në ditën e 39-të, me tubimin e radhës para Kryeministrisë.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë aktuale.

Pas arritjes para godinës së Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur fjalimet e tyre, të cilat pritet të zgjasin rreth dy orë.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit pritet të vazhdojnë marshimin e tyre nëpër rrugët e Tiranës.

Kërkesa kryesore e kësaj proteste mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e tubimeve edhe në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/