image Vidhet një shitore në Gllogoc

Policia/ Vidhet një shitore në Gllogoc

news image

Tre persona të panjohur kanë vjedhur arkën me para dhe dy pako me cigare në një shitore në Gllanasellë.

Dy punëtoret që ishin në shitore kanë njoftuar se të dyshuarit vjedhjen e kanë kryer nën kërcënimin e thikës.

“Dy viktima femra K/Shqiptare kanë raportuar se deri sa kanë qenë duke punuar në një shitore, kanë hyrë tre persona të dyshuar, të maskuar dhe të veshur me rroba të zeza ku njëri prej tyre nën kërcenim të armesë ftohtë (thikë) kanë grabitur arkën me para kesh si dhe dy pako cigare dhe pastaj janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/