Edhe pse ishte në stacionin policor një veturë e sekuestruar, ajo u arrit që të vidhet mbrëmë në Mitrovicën e Veriut.
Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se vetura ishte e sekuestruar me dyshimin se ishte e falsifikuar.
Kurse, deri më tani nuk dihet se kur është marrë vetura pasi që alarmi është dhënë në mëngjesin e sotëm.
Vetura për të cilën bëhet fjalë është e llojit “Audi A4”, ngjyrë e zezë.