Policia e Kosovës kanë arrestuar tre të mitur në Istog të cilët dyshohen për veprën penale ‘vjedhje’, raporton Gazeta Sinjali.
Ata dyshohet se me 13 janar të këtij viti kishin vjedhur arkën me para për të varfër në një qendër tregtare, në të cilën sipas ankuesit kishte rreth 500 euro para të gatshme.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.