image Miliarderja më e re në botë, aspak koprace (Foto)

Showbiz/ Miliarderja më e re në botë, aspak koprace (Foto)

news image

Miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner ka treguar së fundmi se i pëlqen të merret me aktivitetet e  bamirësisë.

E ftuar në “Ellen DeGeneres Show”, përkrah nënës së saj Kriss Jenner,  22-vjeçarja i dhuroi një organizate që punon për fuqizimin e grave shumën prej 750 mijë dollarësh.

Kylie i dhuroi gjithashtu themelueses Samantha Gil 100 mijë dollarë, si dhe 50 mijë dollarë secilës prej anëtareve të “Nest of Love”.

“Për shkak të gjërave të mrekullueshme që bëni”-u shpreh miliarderja më e re në botë, e cila i ka paratë kryesisht nga sipërmarrja “Kylie Cosmetics”.