image Shefi i bamirësisë dënohet me 5 vjet burg, pasi vodhi 250 mijë euro nga Fondi i Pensionit

Botë

Gjykata/ Shefi i bamirësisë dënohet me 5 vjet burg, pasi vodhi 250 mijë euro nga Fondi i Pensionit

news image

Ish- kryetari i një bamirësie në Angli, Patrick Larry, është dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata për shkak se ai mashtroi me fondin e penzionit nga personat me nevoja të veçanta.

Larry, përvetësoi nga fondi i penzionit ‘’Yately Industry’’ mbi 250 mijë euro, ku i shpenzoi për të blerë një shtëpi për vete dhe gruan e tij.

Shtëpia e bamirësisë, është dëmtuar aq rëndë nga ish-kreu i saj, saqë punëtorët e saj kanë mbetur pa punë.

Paditësi i Patrick Larry, Alex Stein, ka deklaruar për mediat britanike se Larry në mënyrë shumë të fshehtë dhe të ndërlikuar ka arritur të mashtrojë një shtëpi bamirësie.

‘’Ky ishte një mashtrim i ndërlikuar, i sofistikuar, i menduar mirë dhe i ndërmarrë për shumë vite kundër viktimave të cenueshme, z.McLarry e mbajti veten si një shtyllë e komunitetit, një biznesmen i ligjshëm dhe një njeri bamirës’’, ka thënë Stein./ Gazeta Sinjali/