image Sot dy vepra të mëdha nga Don Xhoni, humaniteti dhe kënga e re

Bota e Yjeve

Sot dy vepra të mëdha nga Don Xhoni, humaniteti dhe kënga e re

news image

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, sot ka ndarë me ndjekësit e tij një veprim humanitar ndaj 4 familjeve me nevojë, shkruan Gazeta Sinjali.

Artisti përmes llogarisë së tij në Instagram ka treguar se sot është i lumtur që e publikon projektin “Ca$h Ca$h” i cili do të lansohet në Youtube në ora 17:00.

Shumë qese me produkte ushqimore, sot u drejtuan tek familjet me nevojë si shenjë mirënjohje për begatinë që po gëzon vetë artisti.

“Është mirë kur të bekon Zoti me të mirat e tij me i kujtu ata që nuk kanë. Sot e publikoj këngën ma i lumtur se kurrë se mu dha mundësia edhe me i ndihmu 4 familje. Zoti ju ruajtë”, ka shkruar ai në InstaStory. /Gazeta Sinjali/