image Vidhen qindra euro në një motel në Shtërpcë, pronari e zbulon hajnin përmes pamjeve

Siguri

Vidhen qindra euro në një motel në Shtërpcë, pronari e zbulon hajnin përmes pamjeve

news image

Në mëngjesin e sotëm një motel në Shtërpcë ka qenë cak i një hajni, i cili ka vjedhur afër 500 euro dhe ka shkaktuar dëme tjera materiale.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se i dyshuari me inicialet D.N. ka hyrë në motel duke e thyer derën anësore të këtij objekti dhe ka vjedhur 450-500 euro.

Pronari i lokalit e ka raportuar rastin në Polici dhe ka deklaruar se ka pamje të të dyshuarit, të cilat do t’i ndihmojnë policisë në zbardhjen e rastit.

Pas shikimit të kamerave, Policia e ka identifikuar 52-vjeçarin dhe në mesditë e ka kontrolluar shtëpinë e tij në Sushicë.

Siç mëson Sinjali, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur 21 mijë e 160 dinarë, 275 euro dhe një telefon “Nokia” i zi.

/GazetaSinjali/