Një rast i vjedhjes ka ndodhur në fshatin Topliqan të komunës së Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.
Atje disa persona kanë vjedhur dy pompa të ujit, një akumulator dhe një invertar solar, që ishin në një fushë të hapur të AKP-së.
Sipas njoftimit të Policisë, ende nuk dihet se sa është vlera e saktë e pajisjeve mirëpo rasti është duke u hetuar. /GazetaSinjali/