image Vidhen foto të Schumacherit në gjendjen aktuale dhe nxirren në shitje për 1 milion euro

Sporte të tjera

Shëndeti/ Vidhen foto të Schumacherit në gjendjen aktuale dhe nxirren në shitje për 1 milion euro

news image

Disa foto të vjedhura brenda shtëpisë së Michael Schumacherit kanë dalë në shitje për 1 milion euro.

Gjendja shëndetësore e ish-ngasësit të Formula 1 mbetet mister, me familjen që ka kërkuar vazhdimisht që të respektohet privatësia, pos sipas “Mirror”, disa foto të cilësuara si “makabre” janë nxjerrë në shitje tani pasi janë vjedhur, transmeton Gazeta Sinjali.

Bashkëshortja e Schumacherit, Corinna është vënë menjëherë në lëvizje duke kontaktuar avokatët dhe Policinë zvicerane që ta ndalojnë publikimin e fotografive.

Sipas saj, bëhet fjalë për një cenim të rëndë të privatësisë, pavarësisht protokollit të ashpër të sigurisë së cilës i nënshtrohen vizitorën në rezidencën e gjermanit.

Neurokirurgu italian, Nicola Acciari ka thënë se gjendja shëndetësore e legjendës së Formula 1 është tepër e përkeqësuar gjashtë vite nga aksidenti i tmerrshëm me ski. /Gazeta Sinjali/