image Vidhen dy vetura në Prishtinë

Siguri

Vidhen dy vetura në Prishtinë

news image

Rastet e vjedhjes së veturave nuk kanë të ndalur, vetëm gjatë ditës së djeshme në Prishtinë janë raportuar dy vjedhje të veturave, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Henri Dunant” në Prishtinë rreth orës 11:20, ku një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë vjedhur veturën e tij.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë në orën 15:15 ku një person ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij.

Rastet në polici po hetohen si “Vjedhje e veturës”./Gazeta Sinjali/