image Vidhen 20 mijë euro në një pikë të Postës së Kosovës

Siguri

Vidhen 20 mijë euro në një pikë të Postës së Kosovës

news image

Në zyrën e Postës së Kosovës në rrugën “Skëndërbeu” në Kamenicë, ka ndodhur një vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet, nga kjo pikë postare janë vjedhur 20 mijë euro.

Sinjali ka mësuar nga burimet se vjedhjen e ka raportuar punëtori i sigurimit.

Dyshohet se disa persona kanë depërtuar me forcë në brendi të postës dhe kanë vjedhur paratë e gatshme.

Sinjali gjithashtu mëson se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një prerëse elektrike, një pajser dhe një sëpatë që dyshohet të jenë përdorur në rast./Gazeta Sinjali/