Pamjet të rënda janë publikuar nga mediat greke ku shihet se një gomar i plagosur tërhiqet zvarrë me një automjet për rreth një km.
Mediat greke shkruajnë se për këtë ngjarje është arrestuar nënkryetari i bashkisë së Zicës, 63-vjeç.
Por ai vetë ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
Në videon që qarkullon në internet shihet gomari i përgjakur . Një qytetar ka regjistruar pamjet ku shihet edhe nënkryetari 63-vjeçar i cili është bërë përgjegjës për ngjarjen brutale.
Ai u arrestua dhe më pas u dërgua në Komisariatin e Zicës. Sipas njoftimit të policisë, ai do të dërgohet në Prokurorinë Publike të Plimmeliodikit të Janinës.
Nga ana tjetër shumë qytetarë bëjnë thirrje për shkarkimin e tij.