image E tmerrshme/ Një vajzë në Shtime tërhiqet zvarrë për flokësh nga moshatarja e saj (VIDEO)

Siguri

E tmerrshme/ Një vajzë në Shtime tërhiqet zvarrë për flokësh nga moshatarja e saj (VIDEO)

news image

Herë me grushte e herë me shkelma, një vajzë në fshatin Godanc të Shtimes e rrah një tjetër. Madje në një video që e ka siguruar Sinjali, shihet se ajo e tërheqë zvarrë për flokësh viktimën.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, rrahja ka ndodhur të premten e kaluar në afërsi të shkollës Fillore “Hasan Prishtina” të këtij fshati.

Siç shihet në video, fillimisht ajo e godet me shkelma dhe grushte e pastaj edhe e tërheqë zvarrë nëpër rrugën e asfaltuar.

Në vendngjarje kanë qenë edhe disa persona tjerë të cilët nuk kanë ndërhyrë në konfliktin mes tyre, përveç njërës. Ajo tenton t’iu afrohet që t’i ndajë mirëpo zmbrapset.

Në fund të videos, shihet se vajza ia bllokon duart viktimës dhe shoqja saj vetëm ia largon kapuçin nga koka, nuk tenton t’i ndajë.

Sinjali merr vesh se në lidhje me rastin nuk është njoftuar Policia.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të përgjigjes.

/GazetaSinjali/