image 6 policë e tërheqin zvarrë një burrë me probleme mendore në Gjilan, familjarët e denoncuan (Foto)

Sinjalizime

6 policë e tërheqin zvarrë një burrë me probleme mendore në Gjilan, familjarët e denoncuan (Foto)

news image

Sot rreth orës 12:00, një familje në Gjilan e ka denoncuar në Polici djalin me sëmundje psikike, shkruan Gazeta Sinjali.  Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Policisë, zyrtarët policorë posa kanë arritur në vendin  e ngjarjes të njohur si te Katana, e kanë marrë të dyshuarin dhe e kanë dërguar për trajtim mjekësor.

Në një fotografi të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali, shihen gjashtë policë të cilët e kanë kapur të dyshuarin për duarve dhe këmbëve për ta larguar nga banesa e tij.

Burimet e Sinjalit thonë se Policia ende nuk ka hapur rast për këtë ngjarje.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes:

/GazetaSinjali/