image VIDEO/ Policia shqiptare kap autobusin me kontrabandë nga Kosova

Shqipëri

VIDEO/ Policia shqiptare kap autobusin me kontrabandë nga Kosova

news image

Policia e Shqipërisë ka arrestuar tetë persona, mes tyre edhe dy punonjës të doganës në Kukës pasi kishin lejuar futjen e mallrave kontrabandë nga Kosova në Shqipëri.

Mallrat ishin futur përmes një autobusi që bënte linjën nga Prishtina në Tiranë, ku mes tyre kishte veshje, medikamente si edhe naftë.

Në lidhje me këtë të fundit nuk është çudi pasi nafta në Shqipëri ka shkuar 265 lekë/ litri ndërkohë që në Kosovë është disi më lirë duke nxitur qytetarët që të shkojnë të furnizohen atje ose të sjellin karburante nga Kosova në Shqipëri.

“Në rrugën “Jordan Misja”, në një parking, shërbimet e Policisë kanë konstatuar autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë dhe shtetasit A. M., D. Z. dhe Sh. M., të cilët do të merrnin mallrat, të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, nga dogana e Morinës, shkruan abc.

Gjatë kontrollit të autobusit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera, pa pullë fiskale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që i kanë porositur”, njofton policia.

Sipas policisë, të arrestuar janë:

– E. C., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një linje transporti;

– A. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– Sh. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– Z. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, faturino në një linjë transporti;

– E. L., 22 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një poste private.

/GazetaSinjali/